
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Avokati sqaron procedurat: Çfarë nuk duhet të bëni nëse doni Green Card në SHBA

Shërbimi i Emigracionit dhe i Nënshtetësisë së Shteteve të Bashkuara (USCIS) shpalli një rregull përfundimtar i cili parashtron mënyrën sesi Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të vendosë se kush duhet lejuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara dhe kush jo bazuar kjo në gjasat që një person të mund të kthehet në një barrë publike.
Avokati Kieran Both sqaton gjithë sa duhet të dini për këtë çështje të rëndësishme.
Sipas këtij rregulli, jo-emigrantët që kanë marrë përfitime (benefite) publike të cilat kalojnë një kufi të caktuar nuk kualifikohen më për shtyrje të qendrimit apo për ndryshim të statusit.
Mos merrni benefite publike nëse doni green card. Nëse keni marrë në të kaluarën, merruni seriozisht me gjetjen e një dokumenti që vërteton që gjëndja juaj financiare është përmirësuar në atë pikë sa nuk keni më nevojë për përfitime publike.
Sipas Ligjeve të Emigracionit (INA), një personi mund të mos i lejohet të futet në Shtetet e Bashkuara ose mund të mos i jepet statusi i residentit të përhershëm (green card-a) nëse personi në fjalë “ka të ngjarë që në çdo kohë të kthehet në një barrë publike”. Një person që është lejuar të futet [në Shtetet e Bashkuara] mund të bëhet gjithashtu subjekt largimi nga Shtetet e Bashkuara vendim ky i bazuar në një arsye tjetër deportimi të parashikuar nga rregulli i sipërpërmendur i barrës publike; kjo arsye përdoret rrallë. Kategori të caktuara personash siç janë refugjatët dhe azilantët, për momentin janë përjashtuar nga zbatimi i rregullit të barrës publike.
DHS-ja dhe Departamenti i Shtetit (DOS) mbajnë përgjegjësinë kryesore për vënien në jetë të dispozitave të rregullit të barrës publike të parashikuara nga INA. USCIS-i mund të vendosë lidhur me një çështje të barrës publike në momentin kur një person bën kërkesë për green card.
Jashtë vendit, punonjësit konsullorë të Departamentit të Shtetit mund të marrin vendim lidhur me çështjen e barrës publike nëse personi bën kërkesë për vizë.
Megjithëse INA nuk e përkufizon qartë termin “barrë publikë”, që prej vitit 1999, sipas dokumentave udhëzues ky term nënkupton një individ që është ose ka të ngjarë të bëhet dikush që “është kryesisht në varësi” të “ndihmës publike në të holla si mjet sigurimi të të ardhurave” ose “nën kujdesin afatgjatë të një institucioni të specializuar, me shpenzimet e qeverisë”.
Rregulli i ri përpiqet ta ngushtojë edhe më tej këtë përkufizim.
Rregulli i barrës publike i pengon emigrantët të marrin green card (residencën e përhershme) dhe të rrinë pranë familjeve në Shtetet e Bashkuara, thjesht për arsyen që në një periudhë në të kaluarën, kanë marrë ndihmë mjekësore bazë, ndihmë ushqimore ose ndonjë shërbim tjetër me rëndësi jetike. Miliona emigrantë të ditëve tona që aspirojnë për status, që nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe thjesht kanë ndjekur rregullat, mund të ndahen nga familjet e tyre dhe të mos lejohen të ndjekin ëndrrën amerikane.
Sipas DHS-së, në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të barra publike ka qenë një ndër arsyet më të zakonshme për t’i refuzuar dikujt hyrjen në Shtetet e Bashkuara. DHS-ja pohon gjithashtu që rregulli i barrës publike do të shërbejë si shtysë për pavarësi ekonomike të emigrantëve si dhe për mbrojtjen e burimeve ekonomike duke garantuar kështu që këta emigrantë nuk ka të ngjarë të kthehen në barrë për taksapaguesin amerikan.
Kriteret e Përcaktuara nga Rregulli i Barrës Publike
DHS vendos nëse një emigrant kualifikohet ose jo për t’u futur në Shtetet e Bashkuara bazuar në gjasat që ai ose ajo mund të kthehen në çdo moment në barrë publike. Sipas vendimit përfundimtar, me barrë publike nënkuptohet një i huaj që merr një ose më shumë përfitime të caktuara publike për më shumë se 12 muaj, në total, brenda një periudhe 36 mujore.
Përfitimet e Caktuara Publike
Sipas përkufizimit që ofron rregulli më lart, në termin “përfitim publik” përfshihen përfitimet në të holla si mjet për sigurimin e të ardhurave, e ardhura shtesë në të holla për të moshuarit dhe të paaftët (SSI), ndihma e përkohshme për familjet në nevojë (TANF), programi për ndihmë me ushqime (SNAP), shumica e formave të tjera të ndihmës si Medicaid, Seksioni 8 i ndihmës për strehim, Seksioni 8 i ndihmës për qiranë e banimit në ndërtesat për të varfrit si dhe strehimi publik i subvencionuar nga qeveria. Në vendimin përfundimtar përfshihet një listë e plotë e përfitimeve publike që nuk janë në të holla. Gjithsesi, përfitimet publike për sigurimin e të ardhurave mund të përfshijnë një larmi përfitimesh në të holla të dhëna për arsye të përgjithshme, pasi është testuar më parë legjitimiteti i nevojës për to, nga agjenci ndihmash të pushtetit federal, të shteteve përkatëse, të pushtetit lokal ose fisnor. Rregulli në fjalë do të marrë në konsideratë vetëm përfitimet publike të përmendura në të. Përfitimet publike që nuk citohen në rregullore, nuk do të merren në konsideratë për të vendosur nëse dikush mund të bëhet ose jo barrë publike.
Një shembull përfitimi që nuk përfshihet në rregullin më lart është ndihma urgjente mjekësore, ndihma në rast fatkeqësish natyrore, programet kombëtare që ofrojnë drekën në shkolla, birësimet apo adoptimet, programet e ndihmës për fëmijët e vegjël të familjeve të varfra, huatë për studim apo strehim.
Sipas përkufizimit që ofron rregullorja në fjalë, përbën barrë publike ai person që merr përfitime të caktuara publike përtej një shume të caktuar ose përtej një periudhe të caktuar kohe. DHS e bazon vendimin e saj në faktorë si mosha, shëndeti, statusi familjar, pasuria, burimet e ndryshme të të ardhurave, gjëndja financiare, arsimimi dhe aftësitë. DHS do që ta konsiderojë përfitimin në të shkuarën dhe të tashmen nga ndihmat e caktuara publike që kalojnë nivele të caktuara si faktor negativ me shumë peshë. Në përgjithësi, rregulli në fjalë i bën të pakualifikueshëm për ndryshim statusi ose shtyrje të qendrimit (vizës) jo-emigrantët që përfitojnë ose ka të ngjarë të përfitojnë ndihma publike që kalojnë masën.
Rregulli i barrës publike vë në rrezik mundësinë e imigrantëve që janë punëtorë të palodhur dhe që hapin bizneset e tyre për të marrë green card. Ky rregull do ta dobësonte ekonominë në vend duke krijuar barriera arbitrare në marrjen e statusit atyre që mund të jenë në hapat e parë të rrugës drejt begatisë ekonomike.
Nga pikëpamje operacionale, vënia në jetë e këtij rregulli do të rrisë më tej vonesat në shqyrtimin e çështjeve, vonesa që aktualisht kanë kapur përpjestime krize. Vonesat shtesë në shqyrtimin e aplikimeve të imigrantëve lënë pezull si jetën e imigrantëve ashtu dhe atë të shtetasve amerikanë. Ato çojnë në humbje të vendit të punës, lënë të ndara familjet për një kohë edhe më të gjatë si dhe kërcënojnë qëndrueshmërinë e bizneseve amerikane. Një rregull i tillë do t’i vinte një barrë të rëndë administrative USCIS-it që vetëm sa do të përkeqësonte situatën me vonesat.
Azilantët dhe Refugjatët nuk preken nga rregulli i barrës publike
Me ligj, azilantët, refugjatët dhe kategoritë e tjera të personave në gjendje delikate nuk preken nga rregulli i barrës publike. DHS-ja gjithashtu nuk do të marrë në konsideratë asnjë përfitim publik të marrë nga imigrantët që janë pjesë aktive ose rezervistë të Forcave të Armatosura të SHBA-së ose bashkëshortëve apo fëmijëve të atyre që shërbejnë në forcat e armatosura. Po ashtu, DHS nuk merr në konsideratë përfitimet e marra nga fëmijët me nënshtetësi amerikane të të huajve si dhe përfitimet nga Medicaid të marra nga fëmijët e nënshtetasve amerikanë dhe fëmijët që janë në adoptim e sipër nga nënshtetas amerikanë.
Ky rregull është, edhe një herë tjetër, tregues i përpjekjes së administratës së presidentit Trump për të ndryshuar në mënyrë thelbësore sistemin e emigracionit pa ndërhyrjen e Kongresit amerikan. I bëjmë thirrje edhe njëherë Kongresit që njëherë e mirë të miratojë legjislacionin e emigracionit që njeh rëndësinë e njësisë familjare dhe që bën të lehtë zhvillimin e komuniteteve të forta. /Illyria/
Të fundit


Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00

Arrestohen 2 vëllezër në Roskovec, kultivonin bimë narkotike
4 Korrik 2025, 10:38
