Flash News

KRYESORE

Basha: Beteja e Shkodrës i përket çdo shqiptari, koha t’u vëmë prangat banditëve dhe të pastrojmë institucionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reguar pas mbledhjes për Konstituimin e Këshillit Bashkiak Shkodër, ku sapo është zgjedhur kryetarja e re, Brisela Kadia.

Me anë të një postimi në facebbok, Basha është shprehur se beteja e Shkodrës është betejë e çdo shqiptari.

“Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”, shkruan Basha.

Ai thekson se Parlamenti dhe bashkitë janë pushtuar dhunshëm nga socialistët dhe, sipas tij, qëllimi i PD-së është t’i nxjerrë ata prej këtyre insitucioneve.

“Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t'i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve”, shprehet Basha.

Të fundit