Flash News

KRYESORE

'BE ka nevojë për Europën Juglindore', Rama mesazh për Macron: Kush nuk e kupton, nuk di çfarë është në lojë!

'BE ka nevojë për Europën Juglindore', Rama mesazh

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor.

Referuar mos hapjes së negociatave në tetor, Rama nuk kurseu as ironitë, teksa tha se  BE ka nevojë për Evropën Juglindore dhe ai që nuk e kupton, nuk di çfarë është në lojë.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropa Juglindore ka nevojë për Bashkimin Evropian. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë, apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes.

Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse loja e "meritokracisë" shndërrohet në  "lojën e fajësimit", sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE-së dhe procesit. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative, që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen”-tha kryeministri.

Të fundit