Flash News

KRYESORE

Bieta Sulo tregon përvojën e vështirë pas lindjes: Kam vuajtur nga depresioni

Moderatorja e ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo në një intervistë për revistën ‘Class’, ka folur për periudhën pasi solli në jetë djalin, të cilën e ka cilësuar tepër të vëshirë.

Bieta ka rrëfyer se ka qenë një ndjesi e çuditshme, të qara të shpeshta, por shton se i shoqi Albani e ka ndihmuar ta kalojë.

 ‘Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes. E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë)…’, ka treguar moderatorja.

Të fundit