Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Blerta Josifi u trajtua për depresion”; mjeku psikiatër: Po keqpërdoret si fjalë, natyra e ngjarjes nuk tregon këtë gjë
Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi, është trajtuar disa vite më parë në spital, pasi vuante nga depresioni. Gazetari Andi Bora, i ftuar në studion e “Open” madje ka cituar edhe disa nga llojet e medikamenteve të cilat ajo merrte. Mirëpo, referuar këtij detaji, mjeku psikiatër Neli Demi është shprehur se fjala depresion po keqpërdoret nga media dhe se duhen shumë të dhëna për të arritur në këtë konkluzion. Demi thekson se vetë natyra e ngjarjes nuk tregon praninë e depresionit.
Andi Bora: Ka një konfirmim. Blerta kohët e fundit ka vuajtur nga një gjendje depresioni e rëndë, për të cilën është trajtuar. Kjo ka ndodhur përpara tre ose katër viteve.
Neli Demi: Unë nuk e di nëse ky informacion është plotësisht i saktë, përsa i përket termit depresion. Depresioni e bën personin të vuajë shumë, natyra e kësaj ngjarjeje nuk tregon praninë e depresionit. Fjala depresion keqpërdoret nga media. Depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv. Deluzioni si term do të thotë bindje e pandryshueshme që individët kanë nga mënyrat se si ndodhin gjërat. Mendja njerëzore është në gjendje që ta interpretojnë këtë fakt në interpretime të shumta. Gjërat që ne lexojmë, dëgjojmë, diçka që është jashtë nesh interpretohet brenda nesh. Trajtimi është me antidepresivë, trajton depresionin dhe ankthin. Gjërat nuk vihen re menjëherë. Nuk mund të nisemi nga disa të dhëna të kemi përfundime të gabuara.