Flash News

Bota

COVID-19/ Francës dhe Spanjës i bashkohet edhe Gjermania; Merkel merr vendimin: Nga e hëna vendi rifutet në karantinë

COVID-19/ Francës dhe Spanjës i bashkohet edhe Gjermania; Merkel merr
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania ka vendosur rikthimin e karantinës për të ulur numrin e të infektuarve.

Vendimi u mor pas një takimi të kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve. “Ne nuk jemi të pafuqishëm përballë kësaj”, u shpreh Merkeli. Mbyllja e dytë erdhi për shkak të numrit tepër të lartë të të infektuarve, gati-gati i njëjtë sa në valën e parë të COVID-19.

Mësohet se, ndryshe nga Franca e cila parashikoi një mbyllje disa javore, Gjermania pritet të mbyllet gjithë nëntorin. Qeveria gjermane kishte planifikuar të lejonte lëvizjet për Krishtlindje. Rritja e rasteve detyroi kancelaren Merkel të shtrëngojë masat për gjithë nëntorin, ndërsa situata nuk dihet si do të vijoi në dhjetor.

Sipas vendimit të qeverisë, karantina pritet të nisë të hënën, më 2 nëntor. Në draftin e paraqitur sot, masat të cilat pritet të miratohen përcaktojnë se:

-Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura.

-Do të minimizohen kontaktet dhe udhëtimet turistike po ashtu.

-Kinematë, teatrot dhe aktivitetet e tjera do të ndalohen.

-Baret do të mbyllen dhe restorantet do të limitohen me shërbime 'take away'. Sallonet e masazheve dhe tatuazheve do të ndalen.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me koronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh.

Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.

Të fundit