Flash News

Bota

Një droni rus bie në tokën rumune, alarmohet NATO

Një droni rus bie në tokën rumune, alarmohet NATO

Rusia ka lëshuar 38 drone kamikaze Shahed në Ukrainë gjatë natës, por tre prej të cilëve kishin humbur në hapësirën ajrore të Rumanisë, kanë konfirmuar ministritë rumune dhe ukrainase, shkruan Politico

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës arritën të rrëzonin 25 dronë, thane forcat ajrore ukrainase në një deklaratë të enjten. Tre nga Shahedët kaluan kufirin me Rumaninë, në kufi me rajonin Odesa të Ukrainës, i cili u bombardua rëndë gjatë natës, tha forcat ajrore.

"Më shumë sulme të tmerrshme janë kryer nga Rusia kundër infrastrukturës civile ukrainase," tha Ministri i Jashtëm rumun Luminiţa Odobescu në një postim në X. "Janë gjetur mbeturina në territorin rumun. Ne kemi informuar dhe po koordinojmë me aleatët tanë për këtë çështje. Rumani dënon fuqishëm këto veprime të papërgjegjshme," tha Odobescu.

Pas sulmit një natë më parë, Shërbimi Informativ Rumun dhe Ministria e Punëve të Brendshme gjetën mbetjet e një droni të tipit Geran me origjinë ruse në afërsi të Plauru në Tulcea.

“Kërkimet do të vazhdojnë edhe sot për të mbuluar të gjithë zonën. Ne e bëjmë të qartë se të gjitha lokacionet e identifikuara si zona të mundshme incidenti janë jashtë zonave të banuara, duke mos ndikuar në elementin e infrastrukturës”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Të fundit