Flash News

Bota

Video/ Balena përmbys varkën në mes të oqeanit

Video/ Balena përmbys varkën në mes të oqeanit

Dy persona përjetuan momente dramatike teksa po lundronin në New Hampshire të SHBA-ve, pasi një balenë e madhe doli befasisht nga uji dhe përmbysi varkën e tyre.

Pamjet e regjistruara nga një tjetër varkë aty pranë tregojnë momentin e frikshëm.

Njëri prej personave në bord hidhet në ujë para se varka të përmbyset, ndërsa tjetri mbetet poshtë saj.

Mediat lokale raportuan se fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime nga incidenti.

Të fundit