Flash News

KRYESORE

Britani/ Dy dështime në një ditë për kryeministrin Johnson

Britani/ Dy dështime në një ditë për kryeministrin

Momente mjaft të vështira për kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili brenda ditës mori dy goditje në parlament.  Ai dështoi që të sigurojë votat për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pak orë pasi ligjvënësit britanikë të partisë së tij dhe të opozitës miratuan një projektligj që e ndalon planin e tij për shkëputje nga Bashkimi Evropian muajin tjetër pa një marrëveshje.

Mocioni i paraqitur prej tij për të mbajtur zgjedhje të parakohshme me 15 tetor, mori 298 vota, ndërsa kundër votuan 56. Atij i duheshin 434 vota për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

I befasuar, Johnson tha se udhëheqësi laburist Jeremy Corbyn është udhëheqësi i parë opozitar në historinë britanike që refuzon zgjedhjet.

Dhoma e ulët e parlamentit britanik miratoi me 329 vota pro dhe 300 kundër një projektligj që mund të vonojë shkëputjen nga BE-ja për tre muaj, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e re mbi kushtet e ndarjes.

Radhën e ka Dhoma e Lordëve, por mediet angleze shkruajnë se mund të përdoren taktika vonuese. Deputetët pro-Brexitit pritet që të përdorin fjalime të gjata deri sa të skadojë afati i miratimit, për ta bllokuar miratimin e masës ligjore.

Të fundit