Flash News

KRYESORE

‘Buxheti i Shëndetësisë shkon për njerëzit e Edi Ramës’/ Spahia zbulon planin e PD: Sa do të jetë rroga minimale për mjekët dhe infermierët

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputeti Bardh Spahia akuzoi qeverinë se po përdor buxhetin që i takon Shëndetësisë në drejtim të 4 koncesioneve për njerëzit e kryeministrit Edi Rama.

Spahia tha se vitin e ardhshëm do të paguhen rreth 37 milionë euro nga taksat e shqiptarëve në drejtim të koncesioneve të qeverisë.

“Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor.

Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit”-nënvizoi Spahia.

Spahia premtoi se me ardhjen e PD në pushtet rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët.

“Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund!

Qeveria e Partisë Demokratike, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë.

Ne do të anullojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo! Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët”-tha Spahia.

Të fundit