Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Edhe po u shkarkua Meta, data e zgjedhjeve 13 tetor ngelet në fuqi

Bylykbashi: Edhe po u shkarkua Meta, data e zgjedhjeve 13 tetor ngelet në

Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi se edhe nëse presidenti Ilir Meta shkarkohet, dekreti i tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor ngelet në fuqi, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

“13 Tetori është në fuqi, vetëm Kushtetuesja mund ta rrëzojë. Dekreti është në fuqi edhe po u shkarkua Meta.”,- tha ai në emisionin “Të Paekspozuarit.

Kjo do të thotë se nëse Kushtetuesja vlerëson se dekreti është i vlefshëm zgjedhjet do të bëhen. Rama duhet të bëjë zgjedhje”.

Kurse analisti Fatos Lubonja u shpreh se opozita duhet të afrohet më shumë me njerëzit që të mund të marrë pushtetin

“Një populli që ja sjellin lirinë dhe demokracinë ndërkombëtarët prapë nuk e meriton. Meta tha një gjë të rëndësishme, ta marrim në dorë fatin jo të armatoset populli, por të shkojë tek njerëzit. Opozita s’ka përfaqësuar njerëzit, nëse shkon tek njerëzit opozita s’ka nevojë t’ia japë Merkel apo dikush tjetër pushtetin. Ilir Meta është më realisti, të paktën në instinktin politik. E ka identifikuar të keqen, rrezikun pastaj sa fuqi kanë, sa do shkojnë tek njerëzit dhe a mund t’i stepë Rama, kjo nuk dihet. Unë them që ndërkombëtarët më mirë të mbështesin Ramën deri në fund”, tha analisti.

Të fundit