Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Tjetër humbje jete në Shqipëri, vdes 52-vjeçarja nga Vlora

COVID-19/ Tjetër humbje jete në Shqipëri, vdes 52-vjeçarja

Mbrëmjen e të premtes është shënuar viktima e 9 nga koronavirusi në Shqipëri. Një 52-vjeçare nga Vlora, që prej katër ditësh ndodhej në Spitalin Infektiv, ka ndërruar jetë në mbrëmje, njofton Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit të ministrisë mësohet se viktima kishte dhe probleme të tjera shëndetësore.

“Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19. 52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, shkruan ministria e Shëndetësisë.

Të fundit