Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Daçiç deklaron: Greqia dhe Serbia të punojnë për të përballuar influencën shqiptare
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç pas takimit në Athinë me Kotzias është shprehur se Greqia dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për të përballuar influencën e faktorit shqiptar.
“Do të duhet të kemi një komunikim për temat rajonale, por edhe lidhur me influencën e faktorit shqiptar në rajon” tha Daçiç. Ai është shprehur se me shqiptarët dëshiron një marrëdhënie të mirë, por sipas tij “Ata dëshirojnë realizimin e platformës së Lidhjes së Prizrenit, domethënë krijimin e një shteti të bashkuar shqiptar. Kjo është me të vërtetë një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë të Europës”, ka thënë Ivica Daçiç.