Flash News

KRYESORE

Disfatë e turpshme, Reali i jep fronin përkohësisht Barcelonës

Disfatë e turpshme, Reali i jep fronin përkohësisht

E pafalshme! E turpshme! Mërzitëse! Sfilitëse për tifozët! Real Madrid sonte pësoi disfatën e parë në La Liga për këtë sezon futbollistik, duke u mposhtur 1-0 nga Mallorca në transfertë.

Golin historik dhe të fitores për vendësit e shënoi Lago Junior pas 7 minutash lojë. Përjashto një rast në të 26', pjesa e parë e Real Madridit ishte e dobët. Odriozola e përkeqësoi situatën duke u ndëshkuar me të kuqe në të 74’.

Me një lojtar më pak, Real Madrid e pati akoma edhe më të vështirë të shënonte golin e barazimit. Kjo ecuri e "Los Blancos" këtë sezon e bën vitin 2019 një dështim total, të paktën deri tani.

Të fundit