Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve/ Rama prezanton planin e mbrojtjes brenda kësaj jave, ngrihet grup i posaçëm për menaxhimin

Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve/ Rama prezanton planin e mbrojtjes

Ministrat e qeverisë Rama 3 bënë me dije vendimet qe u morën gjatë ditës së sotme. Brenda kësaj jave do të prezantohen masat për të mbrojtur qytetarët dhe biznesin e vogël përballë rritjes së çmimeve dhe krizës energjitike.

Këtë e bëri me dije zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili tha se është ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar e monitoruar ecurinë e situatës energjetike.

"Kryeministri ka ngritir një grup ndërinstitucional që e drejton vetë minutë pas minute dhe ditë pas ditë për të menaxhuar e monitoruar cdo moment ecurinë e situatës energjetike.

Vala e cmimeve ndërkombëtare prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të bindur, të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Dua ta ndaj që shumë shpejt brenda javës kryeministri do shpalosë vet masat për mbrojtjen e qytarëve dhe sipërmarrjes së vogël por në nevoje të qetësimit të konsumatorëve famijarë e binzesit te vogel ne do vazhdojmë ta mbrojmë nga kriza energjetike, nga kriza e cmimeve dhe nga rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve", tha Ahmetaj.

Një ndër vendimet e sotme ishte dhe emërimi i Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit, pozicion i mbajtur deri dje nga Ardi Veliut. Ministri Bledi Çuçi e konfirmoi vendimin, ndërsa vlerësoi dhe punën e bërë nga Veliu.

Ndërsa ministrja e Turizmit Mirela Kombaro bëri me dije se qeveria ka miratuar ndërtimin e një hoteli me 5 yje në qytetin e Durrësit në statusin e investitorit të veçantë.  Ajo shtoi se bëhet fjalë për një investim prej 15 mijë eurosh.

"Hoteli i grupit “Intercontinental Hotels Goup”, nuk është vetëm miratimi i një statusi të veçantë të një investitori të ri, por është fjala për investim prej 15 milionë eurosh”, tha Kumbaro.

Të fundit