Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas përplasjeve me Ramën, Spiropali i bashkohet mbledhjes së socialistëve

Pas përplasjeve me Ramën, Spiropali i bashkohet mbledhjes së

Ish-ministrja Elisa Spiropali ka mbërritur pak më parë në Pallatin  e Brigadave aty ku po mbahet mbledhja e Ramës me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të PS.

Spiropali është parë të mbërrijë me taksi pak para mbledhjes.

Kujtojmë se pjesëmarrja e saj në takim vjen pas një seri akuzash që i ka adresuar kryeministrit. Ajo shprehu kritika për modelin qeverisës të Ramës duke deklaruar se PS po kthehet në një “drejtorokraci”, ku institucionet orientohen nga dora e një personi të vetëm.

“Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie”, deklaroi asokohe Spiropali.

Të fundit