Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh sot socialistët nën ‘hijen’ e skandalit të Ferit Hoxhës: a do të ketë qëndrim nga qeveria?

Rama mbledh sot socialistët nën ‘hijen’ e skandalit

Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave, në një takim ku pritet të diskutohet procesi i integrimit europian.

Gjatë mbledhjes do të raportojnë ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.

Megjithatë, mbledhja zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas polemikave të forta që pasuan deklaratën e Hoxhës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, kryeministri Rama nuk ka mbajtur një qëndrim publik për këtë çështje, ndërsa vetë ministri nuk ka kërkuar ndjesë publike.

Në një reagim për Top Channel, Hoxha ka mohuar qëndrimet e atribuuara, duke theksuar se komunikimet për politikën e jashtme nuk bëhen në rrugë informale.

“Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt”, është shprehur ai.

Pritet për të parë nëse mbledhja e sotme do të shërbejë edhe si moment për një sqarim apo një distancim zyrtar nga deklarata që ka shkaktuar reagime të shumta.

 

Të fundit