Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët dekorojnë Jurgis Çyrbjan në Durrës, ish-deputetin e dënuar për lidhje me krimin

Socialistët dekorojnë Jurgis Çyrbjan në Durrës,

Ndërsa SPAK dhe GJKKO e kanë dënuar për lidhje me krimin dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, Partia Socialiste ka zgjedhur ta dekorojë ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja si figurë me “kontribut të çmuar” për partinë.

Në festën e 35-vjetorit të PS në Durrës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, socialistët i dorëzuan certifikatë mirënjohjeje ish-deputetit të arrestuar dhe të dënuar për bashkëpunim me elementë të botës së krimit.

Fotoja e ceremonisë është publikuar nga vetë Klosi në rrjetet sociale, shkruan politiko.al

Në certifikatën e firmosur në emër të PS-së, Çyrbja vlerësohet për “kontributin e çmuar si themelues dhe mbështetës i Partisë Socialiste ndër vite”, edhe pse ndaj tij rëndon një vendim dënimi për disa vepra penale të rënda.

Ish-deputeti socialist u arrestua më 28 tetor 2024 me urdhër të SPAK, vetëm pak javë pasi kishte lënë mandatin e deputetit. Ai u akuzua për “tregim të sekretit shtetëror”, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas hetimeve të SPAK, Çyrbja dyshohet se informonte Altin Hajri dhe persona të tjerë të kërkuar për operacionet policore që zhvilloheshin në Durrës, ndërsa në këmbim kërkonte mbështetje elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Për të njëjtën dosje u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa Altin Hajri vijon të jetë në kërkim dhe po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prenga.

 

 

Të fundit