Flash News

Ditari i Opozitës

Depolitizimi i administratës, Berisha: Çështje e negociueshme, OSBE ka damkosur patronazhistët

Depolitizimi i administratës, Berisha: Çështje e negociueshme,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se çështja e depolitizimit të administratës zgjedhore do të diskutohet më tej në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse mbështet këtë pikë të rekomandimeve, Berisha tha se procesi mbetet i hapur për diskutim.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha iu referua edhe raportimeve ndërkombëtare për procesin zgjedhor, duke përmendur patronazhistët.

Berisha: Ky problem është i negociueshëm, do negociohet, mbasi vetë OSBE/ODIHR ka meritën e veçantë të stigmatizojë, jo terroriste, por aty afër në rrafshin politik për zgjedhjet, patronazhistët. Ju e morët vesh tani që patronazhistët u bënë personazh i urryer si Balluku. Si Balluku, në raportin e i-bar-it. A e lexuat raportin? A e patë ju që damkoseshin rrjetet e patronazhistëve? Dhe është shumë e rëndësishme, po ju them problemi është këtu... prapë unë e them këtu domethënë. Censorimi i raporteve ndërkombëtare që damkosin qeverinë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve është një akt jashtëzakonisht i dënueshëm, i matjes së fjalës së lirë.

Të fundit