Flash News

Ditari i Opozitës

Gurakuqi: Problemi themelor i PD është liria dhe e vërteta

Gurakuqi: Problemi themelor i PD është liria dhe e vërteta

Ish deputeti i PD, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar, Romeo Gurakuqi e ka cilësuar si problem themelor të Partisë Demokratike lirinë dhe raportin me të vërtetën.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ i gazetarit Alfred Lela në Top News, Gurakuqi thotë se opozita duhet të korrigjojë problemet e brendshme, pasi sipas tij për shkak të saj sot mazhoranca është pa kontroll.

Gurakuqi: Që nga shkurti 2019 prej larg në sallën e PD kam kuptuar që nuk ishte vendimmarrësi kryesor. logjika e veprimeve të tij ishte e përkundër me arsyen.

Kjo nuk e bën të pafajshëm. Për vendimmarrjet kryesore përfshirë Kuvendin e fundit, ishte shans që një pjesë e këtyre gjerave që pamë sot të kryheshin.

Problemi themelor i PD është me lirinë dhe të vërtetën. Vendimmarrjet merren diku tjetër dhe nuk shihen.

Lela: Duket se ka qenë gjithmonë ashtu...

Gurakuqi: Unë jam në PD që në 1990. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Faktorët kryesore do ndikohen nga këto. Aty nuk ka specializim të vendimmarrjes.

Nëse i pyet për reformat, nëse nesër vijnë në pushtet, nuk kanë asnjë draft. E njëjta situatë është me kryesinë dhe këshillin kombëtar. Ka patur marrëveshje për të rezistuar në bllok ndaj të vërtetës. Mazhoranca tashmë është pa kontroll për shkak të opozitës. Opozita duhet të korrigjojë problemet e brendshme.

Të fundit