Flash News

Ditari i Opozitës

“PD, ishull që ndriçon nga drita e votës”, Berisha për primaret: Garë me standarde historike, votuan 55 mijë persona

“PD, ishull që ndriçon nga drita e votës”, Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha i ka cilësuar primaret një garë, e para e zhvilluar me standarde në historinë e vendit.

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD.

Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.

Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim”, tha Berisha.

Sipas tij, procesi ka patur në tërësi konkurrencë të ndershme.

“Në një rast komisioni ndërhyri për të mbajtur qëndrimet e duhura, por një rast është një dhe asgjë nuk mund të cenojë, do të thosha qytetarinë e këtij procesi, standardet me të cilat u zhvillua.

Për kuriozitetin tuaj. Në këtë garë ka pasur diferenca në vota mes kandidatëve, por ka pasur raste që kanë qenë të ngushta deri në 1 votë, e në rastin konkret, unë kam kënaqësinë të ju them ju dhe anëtarëve të PD, se në takimet e mia me ta, ata kishin të njëjtin qëndrim dhe mendim, gjë që përbën dëshmi të një shkalle përgjegjësie të vërtetë politike, civiliteti, maturiteti dhe në tërësi kjo ka qenë fryma me të cilën u mbyll gara.

Në disa bashki që mbetën për tu ripërsëritur për balotazh, ato u bënë e në ndonjë rast pati ujdi mes dy kandidatëve, të mos bëhet balotazhi dhe kjo në vlerësimin tim, nuk cenonte, përkundrazi e bënte garën më të besueshme, në kuptimin e asaj se edhe ai që vinte i dyti, e kuptonte se i pari ishte fituesi moral dhe substancial i garës. Natyrisht duke mos pasur asnjë vërejtje për ata që kërkuan balotazhin dhe e kanë bërë me besim, por edhe ata që refuzuan për të bërë një ndeshje për spektatorët, ua quaj mençuri, të dy palëve.

Kjo përbën një arritje të madhe për PD, për vendin në të cilin jashtë kësaj partie, ose në të cilin PD-ja ngjason me një ishull ku drita e votës, përcakton dhe ndriçon, dhe jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo në partinë e drogës, krimit dhe mafias me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

 

Të fundit