Flash News

KRYESORE

E ke IMT mbi 40? Ke probleme me peshën? 'Bypass-i gastrik' është një zgjidhje

E ke IMT mbi 40? Ke probleme me peshën? 'Bypass-i gastrik'

Një prej problematikave që prek çdo moshë, sidomos kohët e fundit, është obeziteti.

Sipas specilalistëve, konsumimi i ushqimeve kalorike dhe të pasura në sheqer, sjell dëmtimin e enzimave përthithëse të insulinës në trup, duke shkaktuar shtim të madh në peshë.

Një ndër zgjidhjet për këtë problem është edhe ndërhyrja kirurgjikale e “By pass-it gastrik”.

Doktor Hadir nga Spitali Hygeia, pas një operacioni të suksesshëm me pacienten e tij na informon mbi këtë ndërhyrje dhe na tregon se kur duhet të kryhet ajo dhe gjithashtu kujdesin që duhet treguar para se të vendosim për të ndërmarrë këtë hap.

“Operacioni ishte mbi një rast obeziteti. Pacientja erdhi me një indeks të masës trupore 45, gjë që tregon se duhet të kryente ndërhyrje. Ajo kishte provuar disa mënyra për të humbur peshë, por pa rezultat. Kështu ju nënshtrua ndërhyrjes së ‘By pass-it gastrik’. Pacientes i’u shpjeguan avantazhet dhe disavantazhet e këtij operacioni dhe ajo vendosi të kryente ndërhyrjen”, shprehet doktor Hadir.

Ai gjithashtu shton se “ky operacion këshillohet te pacientët të cilët kanë indeksin e masës trupore mbi 40. Përgatitja përpara operacionit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Duhet të konsultoheni për pjesën endokrinologjike, kardiologjike, pulmonologjike, mentale, anesteziale dhe gastrointenstinale.”

Nëse nuk kryhen këto konsulta mund të kemi komplikacione dhe për këtë arsye ky proces duhet të jetë shumë strikt.

Ushqehuni shëndetshëm dhe tregoni kujdes me kaloritë. Gjithashtu kujdesuni të kryeni analizat e duhura në kohë.

https://youtu.be/raQbDDLe2IA

*Advertorial

Të fundit