Flash News

KRYESORE

E pabesueshme: Conte kërcënohet me jetë, zarf me plumb brenda

E pabesueshme: Conte kërcënohet me jetë, zarf me plumb brenda

“Corriere della Sera” ka publikuar lajmin se trajneri i Interit, Antonio Conte, mori një zarf aspak normal. Ai ka gjetur kërcënime dhe një plumb brenda.

Një situatë aspak normale kur flasim për futboll dhe një trajner. Conte i është drejtuar menjëherë Policisë dhe ka bërë denoncim për rastin në fjalë. Klubi i Interit është vënë menjëherë në lëvizje.

Policia ka marrë nën mbikëqyrje shtëpinë e Conte dhe selinë e klubit të Interit. Kjo është një masë e ndërmarrë pas një analize fillestare të situatës dhe zarfit të marrë. Trajneri është i shqetësuar për vete dhe familjen e tij.

Të fundit