Flash News

KRYESORE

E përjashtuan nga skena, rrëfehet këngëtarja Alida Hisku: Sikur më hoqën nga shtëpia

E përjashtuan nga skena, rrëfehet këngëtarja Alida Hisku:

Në vitet ’70 dhe fillimet e viteve ’80 Alida Hisku ishte ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri. Por, në kulmin e karrierës, këngët e saj u ndaluan së transmetuari papritur në verën e vitit 1982. Një nga zërat që për publikun shqiptar kanë mbetur në kujtesën e publikut shqiptar.  

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan, këngëtarja tha se pas përjashtimit nga skena muzikore shqiptare është ndjerë sikur është larguar nga shtëpia: “Jam rritur në skenë nga nëna ime e cila ka qenë në Teatrin e Operas. Në atë kohë, na merrnin me vete për të mbushur skenën, por në të vërtetë ka qenë një ndjesi e veçantë. Skena pa publik ishte edhe si vend loje për ne fëmijët e artisëve në atë kohë. Kur u përjashtova isha 23 vjeç dhe u ndjeva sikur më hoqën nga shtëpia. Skenën e përjetoj më shumë se gjithçka, duartrokitjet janë suksesi i një këngëtari. i jam mirënjohës publikut që edhe pa aktivitet artistik nuk më ka harruar”,- tha Hisku. Alida Hisku ishte e pranishme ditët e fundit në Tiranë me rastin e eventit “Ladies Pop and Rock Concert”.

Të fundit