Flash News

E SHPJEGUAR

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë vrasjet e bujshme të 8 grupeve kriminale, ‘të fortët’ e shpallur në kërkim

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë

Dëshmitë e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia kanë zbërthyer vrasjet dhe krimet e kryera nga grupet e organizuara kriminale që nga viti 2011 e në vijim.

Kështu, me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia dhe 14 janë ende në arrati si Ervis Martini, Talo Çela, Florenc Çapja dhe Suel Çela.

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha kanë dhënë informacione të rëndësishme për prokurorinë për shumë ngjarje që ka pasur informacione apo dhe kanë qenë të përfshirë. NDaj, jJanë goditur 8 grupe kriminale që akuzohen për vrasje, rrëmbim personi  dhe gjobvënie etj.

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha

Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejshme. 

Më poshtë rendisim disa nga dëshmitë më të forta për krimet e pazbardhura të dekadës së fundit:

*Sipas dosjes së SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesve se ka Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë.

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë
Ervis Martinaj dhe Endrit Dokle

*I shpalluri në kërkim, Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit. Sanxhaktari ndodhet pas hekurave për vrasjen e mikut të tij të fëmijërisë, Florjan Lamçe.

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë
Florenc Çapja

* Ishumëkërkuari Talo Çela ka eliminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda të cilin ia vranë. Duke mos gjetur autorët Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend, por pasi nisi betejën e saj u gjet e vdekur më 14 shtator 2013.  Ervis Deda ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore.

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë
Talo Cela

*Vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela është vrarë nga Besjan Xhixha dhe një tjetër i shpallur në kërkim.  Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali. 

*Suel Çela ka urdhëruar vrasjen e administratorit të një shkolle private në Tiranë, biznesmenit Lulzim Masha. Për këtë ngjarje të ndodhur më 18 janar 2022 është vënë në pranga i riu Skerdi Tase.

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë
Suel Cela

*Leonard Palushi është një prej të arrestuarve të operacionit të sotëm të SPAK dhe Policisë së Shtetit. Shefi i krimeve në Komisariatin e Lezhës, Palushi është vënë në pranga se ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit. Palushi futi armën tek servisi i babë e birë, duke i vënë pas hekurave të burgut. E gjitha për llogari të një grupi kriminal që operonte në zonë.

Dosja e SPAK/ Dy të penduarit e drejtësisë zbërthejnë

*Ardian Uzuni, i cili mbahet në paraburgim për vrasje përgatit planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eksponent i krimit, i cili njihet edhe si “i forti” i Tropojës. Uzuni  është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

* Avokati me inicialet A.B, që njihet si avokati i bandave kriminale është gjithashtu pjesë e listës së emrave që po kërkohen nga SPAK. Mësohet ky avokat ka paguar Elio Bitrin dhe Nuredin Dumanin për të rrahur ish-gruan e tij dhe për t’i djegur makinën.

Të fundit