Flash News

E-TJERA

Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Greqi

Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke në Kastri të Igumenicës, pasi dyshohet për përfshirjen në një seri vjedhjesh që nga fundi i tetorit.

Prokuroria e Prevezës kishte lëshuar një urdhër-arresti për të, duke e lidhur me disa grabitje të ndodhura në zonën e gjerë të Igumenicës.

Sipas raportimeve nga mediat greke, policia e ka lokalizuar 36-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar përmes një operacioni të posaçëm. Pas hetimeve të kryera, është zbuluar se nga data 21 tetor deri më 12 nëntor 2024, i dyshuari kishte kryer shtatë vjedhje banesash, duke përvetësuar sende me vlerë prej 50 mijë eurosh dhe një shumë prej 1640 eurosh në para.

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi sende të tjera me vlerë prej 10 mijë eurosh, mjete të përdorura për vjedhje, elektrik dore dhe doreza pune. Po ashtu, u zbulua se 36-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në territorin grek, ndërsa ndaj tij ishte aktiv një tjetër urdhër-arresti për shkelje të legjislacionit për të huajt.

I arrestuari tashmë ndodhet në Prokurorinë e Thesprotisë, ku ndaj tij rëndojnë akuzat për vjedhje të shumta dhe shkelje të ligjit të emigracionit.

Të fundit