Asambleja voton pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Politiko
16 Prill 2024, 20:07
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar sot (16 prill) pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
171 vota pro, 29 kunder dhe 11 abstenim.
Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.