Flash News

E-TJERA

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë, ndryshimi me të vjetrat

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmonedhat e reja

Banka e Shqipërisë ka hedhur ditën e sotme në qarkullim dy prerjet e reja të kartëmonedhave 500 dhe 2000 lekë.

Në njoftimin zyrtar, BSH bën me dije se të dyja kartëmonedhat kanë një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese.

Ndryshimet lidhen me disa elemente të shtuara, kryesisht ato të sigurisë së kartëmonedhave. Kartëmonedhat e reja përdoren si mjete pagese, së bashku me ato ekzistuese të të gjitha prerjeve.

"Sot, në datën 17 janar 2022, Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim dy prerjet e radhës së serisë së re të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, 500 Lekë dhe 2000 Lekë.

Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse. Ato pasqyrojnë ndryshime të  lidhura me konfigurimin në tërësi të elementeve të shtuara dhe të përmirësuara të dizajnit dhe të sigurisë së kartëmonedhave.

Me këto dy kartëmonedha, Banka e Shqipërisë plotëson hedhjen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave, e cila përbëhet nga 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë", thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

 

Të fundit