Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Mijëra përdorues të shërbimeve Meta, përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp, po përballen me probleme të mëdha lidhur me funksionimin e këtyre aplikacioneve. Në Instagram, mbi 42,000 ndjekës kanë raportuar vështirësi në shikimin e postimeve, me probleme më të mëdha në SHBA, kryesisht në Çikago dhe Nju Jork.
Po ashtu, më shumë se 82,000 përdorues të Facebook kanë ankuar për probleme me ngarkimin e faqeve, ndërsa 11,000 përdorues të WhatsApp po përjetojnë vështirësi në menaxhimin dhe dërgimin e mesazheve, kryesisht në Nju Jork dhe Los Anxhelos.
Problemet janë konstatuar gjithashtu edhe për përdoruesit në Shqipëri, ndërkohë që shërbimet janë duke u angazhuar për të zgjidhur çështjen.