Flash News

E-TJERA

"Lamtumirë mjeshtër", Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Avni Mulës:Thellësisht i pikëlluar... Le pas shumë dhimbje!

"Lamtumirë mjeshtër", Meta mesazh ngushëllimi për

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të shquar Avni Mula.

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!”, shkruan Meta, duke theksuar se largimi i tij la pas shumë dhimbje.

Mesazhi i plotë i Metës:

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!

Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!

"Lamtumirë mjeshtër", Meta mesazh ngushëllimi për

Të fundit