Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Durrës

Plagosje me thikë në Durrës

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Sipas policisë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një dyqan riparimesh.

I plagosuri është dërguar në spital, autori dyshohet se është një person me probleme të shëndetit mendor.

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit