Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Bujar Çelës/Autorët dogjën makinën pasi qëlluan me silenciator, dyshohet për hakmarrje

Ekzekutimi i Bujar Çelës/Autorët dogjën makinën pasi

Bujar Çela, vëllai i Teo Çelës i cilë është në kërkim nga policia për vrasje dhe grabitje, u qëllua mëngjesin e sotëm me silenciator, me 4 plumba në distancë, teksa dëshmitarët dhe pronari i lokalit shprehet se nuk kanë dëgjuar zhurma.

Policia ka hedhur dyshime se kjo vrajse ka qenë e mirëorganizuar pasi autorët e krimit, pasi kanë qëlluar për vdekje Çelën, kanë djegur makinën me të cilën kanë arritur në fshatin e Elbasanit, për të fshehur gjurmët.

Ndërkohë, dyshohet se vrasja është bërë për motive hakmarrje pasi vëllai i viktimës, Teo Çela, është i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Gjithashtu mësohet se viktima është vëllai i Tao Çelës, person i shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e Rinasit, ndërkohë që dyshohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Kujtojmë se Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë që këtë verë, kur u ekzekutuan vëllezërit Haxhia në Durrës, sërish doli në dritë emri i Tao Celës, gjatë dëshmisë së një të arrestuari për ngjarjen.

Emri i Talo Çelës doli gjatë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.

Të fundit