Flash News

KRYESORE

"Emigrantët presin në rradhë në kohë pandemie", denoncimi i PD për Ambasadën Shqiptare në Greqi: Thirrje Ramës të gjejë zgjidhje

"Emigrantët presin në rradhë në kohë

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci, ka publikuar së fundmi një video nga Ambasada Shqiptare në shtetin fqinj, ku njerëzit presin në rradhë në kohë pandemie, teksa nuk marrin as shërbimin minimal.

Nëpërmjet një podtimi në facebook, Gjoci thekson se emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë, teksa e konsideron si të patolerueshme këtë situatë.

Gjithashtu ai i ka bërë thirrjë kryeministrit Rama, të shtoj personel dhe t’ju shërbej qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur.

Postimi i plotë:

Ja si i katandis qeveria e rilindjes, emigrantët shqiptarë në Greqi.

Drejtëpërdrejtë nga Ambasada Shqiptare ne Athinë.

Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë.

Në këtë kohë të veshtirë pandemie, njerzit torturohen dhe nuk marin  shërbimin më minimal të tyre, kjo është e pa tolerueshme.

I bëj thirrje Edi Rames, të bej rrugëzgjidhje të menjëhershëme, të shtoj personel dhe t’ju shërbej qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur, pasi e ka kthyer Ambasadën në zyrat e Aleatit!

https://www.facebook.com/1565300201/posts/10216436631139408/?d=n

Të fundit