Fitorja e Albin Kurtit ndryshon qeverinë në Tiranë? Ikën Cakaj, Spiropali një prej emrave ‘të gatshëm’

Takimi pesë orësh i kryeministrit Rama me fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, që pritet të formojë edhe qeverinë e re në Prishtinë, Albin Kurtin, nuk ka qenë vetëm rreth ‘çështjes kombëtare’. Burime të Politiko.al bëjnë me dije se një prej ‘koncesioneve’ që Rama i ka bërë Kurtit është zhgradimi i ministrave kosovarë në qeverinë e tij, duke nisur me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Kjo nuk përjashton as Besa Shahinin e Arsimit.

Burimet e shpjegojnë këtë me nevojën e një konvergjence politike mes dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, që do të thotë, Kurtit nuk mund t’i bëjnë ‘karshillëk’ në Tiranë sponsorizime së ‘nomenklaturës’ së shkuar kosovare apo të Presidentit Thaçi.

Veç kësaj Rama zgjidh edhe ‘nyjën presidenciale’ duke qenë se Cakaj nuk është dekretuar nga Meta, gjë që e ka detyruar Kryeministrin që, formalisht, të mbajë edhe postin e ministrit të Jashtëm.

Një variant i tretë që i shkon për shtat Ramës është edhe moshapja e negociatave. Megjithëse ministri i Jashtëm kishte pak të bënte me Jo-në franceze, një rikompozim i ‘punëve të jashtme’ ngjan me një përpjekje për reflektim.

Politiko.al mëson se Elisa Spiropali është një prej emrave në ‘sirtarin’ e mejtimeve të Ramës. Emërimin e saj mund ta pengojë shtatzania, shtojnë burimet.