Flash News

KRYESORE

“Gati për të rifilluar betejën me armikun”. Skënder Brataj: Po pres përgjigjen negative të tamponit

“Gati për të rifilluar betejën me armikun”.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë një status ku shprehet se “shpreson të dalë negative prova e tamponit”, duke nënkuptuar se gjatë të premtes ai ka kryer testin për të parë evoluimin e koronavirusit, pasi dy javë më parë rezultoi pozitiv.

“Një falenderim të gjithë juve, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19”, shkruan Brataj.

Më tej, Brataj shprehet se është gati për të rifilluar përsëri punën. Ai shton gjithashtu se një shprehje që nuk e ka duruar që kur është kthyer (duke nënkuptuar kthimin nga Italia), është shprehja “nuk bëhet”. Sipas tij, nuk ka gjë që nuk bëhet nëse punohet.

“Gati, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh. Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: nuk bëhet pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit. Nuk ka gjë që nuk bëhet, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë”, shkruan Doktor Skënder Brataj.

Të fundit