Flash News

KRYESORE

Gjata: Parlamenti aktual antikushtetues, përse nuk hyjmë në zgjedhje

Gjata: Parlamenti aktual antikushtetues, përse nuk hyjmë në

Sekretari për Marrëdhëniet Ligjore i PD-së, Çlirim Gjata deklaroi se parlamenti aktual është antikushtetues dhe se ligjshmërinë e dekreteve të presidentit e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Parlamenti nuk është kushtetues, ka 120 deputetë. kushtetuta e thotë që duhet të ketë 140. Data 13 tetor shërbeu të zhvlerësonte datën 30 qershor. Dekretet e presidentit ose miratohen në parlament, ose janë diskrecion i tij. I nxjerr vetëm ai. Për të vendosur nëse dekretet janë kushtetuese apo jo, vendos Gjykata Kushtetuese. Punë tjetër nëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. Nuk mund ta hetosh presidentin. Gjykata Kushtetuese vendos.

Ne nuk hymë në zgjedhje sepse nuk ka standard për zgjedhje të lira e të ndershme. Pra të mos kemi në zgjedhje ata persona që kanë dalë në përgjime.”, tha Gjata në emisionin “Java” në TVSH.

Të fundit