Flash News

KRYESORE

Gjici kusht të fortë për ekipin, ndeshja ndaj Partizanit vlen shumë!

Gjici kusht të fortë për ekipin, ndeshja ndaj Partizanit vlen

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk e ka pritur aspak mirë barazimin e ekipit të tij 0-0 ndaj Luftëtarit në Gjirokastës. Numri një i klubit është acaruar shumë me skuadrën e tij dhe ka marrë menjëherë masa.

Nuk u shpërndanë rrogat, por as premioja e premtuar. Kushti është i thjeshtë, ndeshja ndaj Partizanit shlyen gjithçka. Fitorja ndaj "Demave të kuq" bën që lojtarët të marrin rrogat dhe premiot.

Kukësi do të presë Partizanin në kryesfidën e kësaj jave në Superiore. Verilindorët kanë paguar për të luajtur në "Air Albania Stadium", një luks për kampionatin tonë. Takimi ndaj rivalëve vlen shumë, prandaj pritet një duel shumë i fortë mes dy ekipeve.

Të fundit