Flash News

KRYESORE

Gjyqi për Bashën, reagon PD: Shqiptarët do ta njohin të vërtetën përmes fakteve

Gjyqi për Bashën, reagon PD: Shqiptarët do ta njohin të

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për mediat.  Në reagim e PD thuhet se partia e  vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur, çështja është dërguar në gjyq, pasi kështu sipas saj shqiptarët do të mësojnë të vërtetën.

“E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.

Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Në të vërtetë, në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim”-thuhet në reagimin e PD-së.

Zyrtarisht i pandehur për lobimin rus, si reagonte Basha kur u njoftua për hetimet: Sajesë e Edi Ramës

Prokuroria mbyll hetimet për lobimin në SHBA, Basha i pandehur për falsifikim formulari/ Sa vite burg rrezikon nëse vërtetohen akuzat

Të fundit