Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Do të jem në shërbim të qytetarëve të Kosovës

Haradinaj: Do të jem në shërbim të qytetarëve të

Ramush Haradinaj ka falenderuar me anë të një postimi në “Facebook,” të gjithë ata deputetë që e votuan por edhe ata që nuk e votuan sepse sipas tij ky është thelbi i demokracisë. Ai shprehet se ndihet i nderuar që do të drejtojë qeverinë e re të Kosovës dhe zotohet se do të jetë në shërbim të qytetarëve të tij dhe do të punojë për rritjen e mirëqenies së shoqërisë kosovare.

Në fund Haradinaj shpreh mirënjohjen dhe falenderimet e tij për urimet nga qytetarët e ndryshëm, mbështetësit e AAK-së dhe nga përfaqësuesit e shteteve të ndryshëm. Kujtojmë se ditën e djeshme Haradinaj mori besimin nga Parlamenti për drejtimin e qeverisë së Kosovës. Ja postimi i plotë në Facebook:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar.

I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë.

Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.

Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median.

Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel!

Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata!

Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin!

RH”

Të fundit