KRYESORE

Hiqet ‘Shqiponja’ në hyrje të Tiranës

Hiqet ‘Shqiponja’ në hyrje të Tiranës

Monumenti i ‘Shqiponjës’ që ndodhej në hyrje të Tiranës është hequr mëngjesin e sotëm. Mësohet se monumenti është zhvendosur për shkak të punimeve që do të realizohen në këtë zonë dhe që parashikojnë ndër të tjera edhe zgjerimin e rrugës.

Monumenti u vendos në hyrje të kryeqytetit shqiptar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në vitin 2012-të, dhe është realizuar nga artisti Albi Çifligu me kontributin financiar të familjes Destani nga Tetova.

Nuk dihet nëse ‘Shqiponja’ do të vendoset sërish në të njëjtin vend me përfundimin e punimeve. Monumenti ishte kthyer në atraksion turistik për kryeqytetin.

Sa i përket punimeve në këtë segment, banorët e zonës po protestojnë prej 8 ditësh për shkak se banesat dhe bizneset e tyre do të shkatërrohen ndërkohë që nuk është parashikuar dëmshpërblimi i tyre pasi objektet ishin në proces legalizimi.

Të fundit