Flash News

KRYESORE

Humbi vëllain në aksident, Gjylameti reagon pas akuzave në media: Asnjë presion për shoferin e kamionit, bëhuni njerëz!

Deputetja e PS, e cila humbi tre ditë më parë vëllain e saj Etlon Maçolli, në një aksident automobilistik ka reaguar pas akuzave në media se është ushtruar presion ndaj organeve ligjzbatuese për shoferin e kamionit.

Në një status në rrjetet sociale, deputetja hedh poshtë këtë pretendim dhe i këkon gjithkujt që në një situatë të rëndë si kjo që po kalon ajo bashkë me familjen e saj të mos aludohet.

“Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër”, shkruan deputetja socialiste.

Vëllai i deputetes, i cili ishte pilot në bazën ajrore Farkë humbi jetën pasi mjeti i tij u përplas me një kamion në tunelin Tiranë -Elbasan.

Të fundit