Flash News

KRYESORE

I kamufluar me syze dhe kapele, kush është shkodrani që po planifikonte vrasje mbrëmë në Tiranë

I kamufluar me syze dhe kapele, kush është shkodrani që po

Mbrëmë në Tiranë është parandaluar nga policia një ngjarje e rëndë kriminale.

Një person kishte planifikuar të kryente një vrasje në rrugën “Bilal Xhaferi”, por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes dhe arrestimin e autorit, i cili rezulton të jetë një person i shumëkërkuar, i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Bëhet fjalë për Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ai është shpallur në ‘listën e zezë’ të policisë, mes personave më të kërkuar nga policia në Shkodër.

Në videon e publikuar nga policia, shihet se i riu ishte kamufluar me syze dhe me kapele për të mos u identifikuar, ndërsa para tentativës ai bënte lëvizje të dyshimta.

Pas arrestimit, të riut, i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake".

Më datë 10.05.2014, në një lokal  me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjetër.

Policia del në konferencë: Si u parandalua vrasja në Tiranë, arrestohet i riu nga Shkodra me rrezikshmëri të lartë

Të fundit