Flash News

KRYESORE

I uli buxhetin Majkos, qeveria do financojë emisione tek TVSH-ja për Diasporën

Pandeli Majko shprehu rezerva për buxhetin që i është akorduar Ministrisë së Diasporës për vitin e ardhshëm. Dhe duket se për të plotësuar këtë boshllëk qeveria ka vendosur që financojë Televizionin Publik Shqiptar për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Ministrave vendosi prodhimin, transmetimin dhe financimin nga buxheti i shtetit të emisioneve të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për diasporën, si pjesë të programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH).

Emisionet do të jenë të fokusuara në mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës.

Vendimi

Të fundit