Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD zbardh prapaskenat e hapjes së zyrës së EUROPOL në Tiranë: Kjo është e vërteta, karagjoz!

Ish-deputeti i PD zbardh prapaskenat e hapjes së zyrës së EUROPOL

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka zbardhur prapaskenat e hapjes së zyrës së EUROPOL sot në Tiranë.

Sipas ish deputetit, kjo zyrë është ngritur në Shqipëri për faktin se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për vendin tonë, por edhe për amerikanët, apo se “vendi është kthyer në strofull të të shumëkërkuarve që "menaxhojnë" organizatat kriminale në Evropë!”.

Reagimi:

Me demek, meqenëse "D.E.A." amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi "integruar de facto në SHBA", madje për meritë të Saje qorrit, "të pandehurit" më të suksesshëm që keni patur?!

E vërteta është krejt e kundërta!

Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t'i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.

E vërteta është se:

- prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.

* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufijtë e vet.

* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofull të të shumëkërkuarve që "menaxhojnë" organizatat kriminale në Evropë!

Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!

Të fundit