Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti publikon statistikat zyrtare: Këto janë investimet që ka marrë Shkodra në vitet e qeverisjes socialiste

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi ka publikuar disa statistika që tregojnë investimeve që ka marrë Shkodra në vitet e qeverisjes socialiste.

“Një pasqyrë zyrtare e investimeve që ka marrë Shkodra në vitet e qeverisjes socialiste. Statistikat janë të Ministrisë së Financave”, shkruan Gurakuqi.

Gurakuqi ka reaguar edhe për vendimin e Ministrisë së Arsimit që Drejtoria Arsimore e Rajonit të Veriut të mos jetë në Shkodër, por në Lezhë.

Ish deputeti shprehet se ish-ministrja Lindita Nikolla nuk arriti ta zbatonte këtë vendim, por planin e la mbi tavolinën e zonjës Shahini dhe sipas tij, koha për ta vënë në jetë u gjet tani, kur monizmi ka triumfuar pa maska në qeverim dhe ligjbërje.

Të fundit