Flash News

KRYESORE

Joshet nga Taulant Balla, deputeti i opozitës së re bekon Rakip Sulin

I pranishëm në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të ri të PS ne Kamez, Rakip Suli ka qene edhe deputeti i opozitës së re, Edmond Stojku. Ishte greu i grupit parlamentar të mazhorances, Taulant Balla që falenderoi në fillim të fjalimit të tij, përfaqësuesin e LSI-së për pjesëmarrjen.

“Urime dhe suksese [Rakip Suli]. Dua të falenderoj dy deputetët, atë të opozitës, Zotin [Edmond] Stojku por edhe kolegun tim Zotin, [Ervin] Bushati, prefektin dhe kryetarin e qarkut….”, pohoi ndër të tjera Balla.

Stojku, i renditur në vendin e 21 në listën e LSI-së në Tiranë, u bë pjesë e parlamentit pas djegies së mandateve nga opozita në muajin shkurt. Gjatë betimit të Sulit, ai nuk bëri asnjë koment, madje u përpoq të mos dilte për asnjë moment para kamerave apo fotografëve.

Deklaraten falenderuese te Balles e gjeni duke filluar nga 00-03:

https://www.youtube.com/watch?v=F-DoU8lKNIA

 

 

Të fundit