Flash News

KRYESORE

"Kam kujtuar se La Liga ishte më e mira, por kjo po ndryshon"

"Kam kujtuar se La Liga ishte më e mira, por kjo po ndryshon"

Njëra nga pyetjet më të bujshme në botën e futbollit është për ligën më të fortë në botë. Dikush thotë Premier League, dikush La Liga dhe ndoshta dikush tjetër vazhdon të thotë Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka folur për "Mirror" mbi këtë temë, duke pranuar se mund të ketë ndryshuar mendje. "Kujtoja se La Liga ishte kampionati më i mirë në botë. Mjaftonte të shihje si dominonin skuadrat spanjolle në Champions League dhe Europa League, por Premier League kohët e fundit po fiton shumë terren", ka deklaruar holandezi.

Ka të drejtë, sepse vjet dy skuadra angleze triumfuan në Champions dhe Europa League: Liverpool dhe Chelsea. Gjithsesi, De Jong nuk pendohet për transferimin nga Ajax te Barcelona. "Teknikisht La Liga besoj se mbetet më e mira. Premier League ka ritëm më të lartë".

Të fundit