
Flash News
Plagosja e djeshme në Durrës, 36-vjeçari ishte me dy të mitur në makinë kur u qëllua
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër
Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
Kasem Trebeshina, shkrimtari me jetën e vet dhe veprën e rivalit

Politiko.al
Edi Rama, Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi thirrën edhe Spartak Ngjelën. Diga e komunizmit sapo ishte çarë dhe të gjithë vraponin që, në vendin ku nuk lejohej as edhe një fjalë, të themelonin herezinë e vet.
U mblodhën në një apartament te pallatet Shallvare dhe, siç kuptoi Ngjela, ai ishte i vetmi që nuk e dinte paraprakisht qëllimin e atij tubimi të çuditshëm. Ftuesit i thanë se ishin mbledhur për 'të ngritur' Kasëm Trebeshinën dhe ''rrëzuar' Ismail Kadarenë. I njoftuan gjithashtu se Trebeshina ka shkruar shumë, ka vepër të madhe, është gjeni, etj.
Ngjela, pasi bëri grimasën e vet, tashmë të njohur, ua preu: Ama për këtë më keni thirrur? Lërini këto dhe kini kujdes, se Kadareja mund t'ju fusë në ndonjë novelë, dhe do t'ju turpërojë!".
Ky episod në kufijtë e një skizofrenie kinematografike, ilustron kërkimin e një shtegu për te një rrugë që është përtej letrares. Fati i trishtë i shkrimtarëve është i disallojtë. Kemi, për shembull, rastin e Eskilit të cilit i humbi pjesa më e madhe e veprës, duke i mbetur vetëm 7 nga rreth 70 të shkruara. Greku i lashtë vlerësohet si tragjik i madh i teatrit antik për shkak të 7 pjesëve të mbijetuara. Po aq edhe prej atyre të humbura. Ajo mungesë, kureshtja e asaj që mund të kishte qenë, dhe çfarë, luan rolin e vet në gjithë ç'ndërtohet rreth jetës dhe veprës së një autori.
Po sikur fati i Eskilit të jetë pikërisht te humbja? Sikur ato tragjedi të dënuara me 'mosqenie' të kenë qenë mediokritete që do ia kishin rrëgjuar shtatin letrar, por edhe hequr tisin e një madhështie që shoqërohet zakonisht me humbjen, me misterin e saj?
Eskili është ai lloj autori ku fati letrar bashkohet me atë jo letrar, në këtë rast misterin dhe ngashnjimin e veprës së humbur. Të tjerë shkrimtarë e kanë hipnotizuar kritikën dhe publikun kur kanë shkruar vetëm një libër dhe kurrë më një të dytë; kur kanë nisur të shkruajnë vonë, ta zëmë në të pesëdhjetat; kur kanë qenë të verbër; kur kanë marrë pjesë në luftëra; e të tjera, e të tjera.
Kasem Trebeshina u ngjiz në përpjekjen e disa qarqeve letraro-mediatike të Tiranës për të krijuar rivalin e Kadaresë; të dytin e një të pari, apo të parin e një të dyti. Në mos anti-Kadarenë. Shkrimtari më në zë i kohës së komunizmit duhej rrëzuar bashkë me diktaturën. Kasem Trebeshina ishte alternativa më e mirë. Mix-i i tij ngjyroste një portret të fortë: asket, ish-i burgosur, partizan, luftëtar, dhe ngapak çarturi.
Të gjitha ngapak, por vepër jo shumë.
Te kjo çarturi fut edhe Promemorjen drejtuar Enver Hoxhës; me të nis edhe heroizimi i Trebeshinës prej dishepujve të tij. Kadareanët iu kundërpërgjigjën me 'Pashallarët e kuq'. Trebeshinasit me disidencën dhe vuajtjet. Kadareja vetë me deklaratën e ftohtë 'nuk jam disident'.
Kasëm Trebeshina ndërroi jetë në nëntor 2017. Një jetë e kaluar kryesisht në heshtje dhe në vetmi. Dishepujt e tij bënë çmos që ta shtynin nga honet e heshtjes drejt heshtave të antagonizmit me shkrimtarin e mnershëm gjithë fat, shkëlqim, e talent, Ismail Kadarenë. Shpresohej se, atë që nuk e bëri dot Dritëro Agolli, ta ngjizte Kasem Trebeshina.
Shkrimtari vetë, pak i njohur, por shumë i debatuar, mund të ketë ikur këso bote me barrën e këtij krahasimi.
Ta ketë marrë si mundim apo si kompliment?
Të fundit


Zgjedhjet, Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë
31 Maj 2025, 21:44


Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë tjetërsuar
31 Maj 2025, 20:37


Dënohen me burg dy aktorët e njohur turq, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu
31 Maj 2025, 19:35

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë
31 Maj 2025, 18:59


Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj 2025, 17:35
Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024
31 Maj 2025, 17:10









Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta
31 Maj 2025, 13:54


Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prova e asgjësimit të kontrollit shtetëror!
31 Maj 2025, 12:59




I gjithë populli (patronazhist) polic
31 Maj 2025, 11:59
Dështon edhe seanca e 24-t, nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës
31 Maj 2025, 11:39



Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës
31 Maj 2025, 10:20

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë
31 Maj 2025, 09:41
Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
31 Maj 2025, 09:22
Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
31 Maj 2025, 08:58
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
31 Maj 2025, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
31 Maj 2025, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
31 Maj 2025, 08:01
Musk shfaqet me sy të mavijosur në konferencën e lamtumirës në Zyrën Ovale
30 Maj 2025, 22:56


Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
30 Maj 2025, 22:05
Rrëzohet miti i ‘tetë orë gjumë’, ja çfarë duhet të keni parasysh
30 Maj 2025, 22:01

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
30 Maj 2025, 21:42



Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
30 Maj 2025, 20:59
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
30 Maj 2025, 20:50
Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë!
30 Maj 2025, 20:25





Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan
30 Maj 2025, 18:59
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet
30 Maj 2025, 18:44







11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së
30 Maj 2025, 16:39
Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar
30 Maj 2025, 16:30
Zgjedhjet e 11 majit, Mediu: Sistemi zgjedhor ishte i papranueshëm
30 Maj 2025, 16:15
Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
30 Maj 2025, 16:01
Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta
30 Maj 2025, 15:49





Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e autokratëve'
30 Maj 2025, 14:29
Bebe Rexha kryeson listën e Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit
30 Maj 2025, 14:14
Plagoset 40-vjeçari në një minierë kromi në Bulqizë
30 Maj 2025, 13:59
KAS shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Dibër
30 Maj 2025, 13:48
Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025
30 Maj 2025, 13:30



Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ Berisha: Nuk bllokojmë askënd
30 Maj 2025, 12:41
U akuzua nga Rusia se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia paralajmëron hetim
30 Maj 2025, 12:33

Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milan
30 Maj 2025, 12:18

Ish-shefi i CIA-s zbulon shtetin evropian që Putin do të sulmojë më pas
30 Maj 2025, 12:01
“Jemi diktaturë hibride”, Goxhaj: PS kapak i krimit dhe i pushtetit
30 Maj 2025, 12:00
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”
30 Maj 2025, 11:39
Haxhiu: Shqipëria përballë një katastrofe demografike
30 Maj 2025, 11:33
