Flash News

KRYESORE

Këngëtarja spanjolle koncert në Tiranë

Luz Casal, legjenda e muzikës spanjolle do të vijë në Tiranë në datën 14 shtator. Ajo do të japë koncert në orën 20:00 tek Amfiteatri.

"Muzikë ndryshe, atmosferë ndryshe! Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle do të ndriçojë mbrëmjen tuaj me zërin e saj mahnitës më 14 shtator te Amfiteatri, ora 20:00. Merr miqtë dhe eja argëtohu nën ritmin e muzikës spanjolle!”, njofton Bashkia e Tiranës.

Casal është ndër këngëtaret më në zë spanjolle të vteve 80` e rrymës Pop-Rock dhe këngët e saj më të njohura janë: Loca”, “Rufino”, “Un nuevo día brillará”,”Historia de un amor”.

Ajo për shkak të një tumori në gji në vitin 2010 u detyrua të tërhiqej nga muzika, por u rikthye, duke dhënë edhe shembullin se si mund t`ja dalin vajzat dhe gratë ndaj luftës së kancerit të gjirit.

Të fundit