Flash News

KRYESORE

Komisioni i Venecias sugjeron që Shkupi ta rishqyrtojë ligjin e përdorimit të shqipes

Komisioni i Venecias sugjeron që Shkupi ta rishqyrtojë ligjin e

Komisioni i Venecias ka këshilluar Maqedoninë e Veriut që ta rishqyrtojë ligjin e ri mbi përdorimin e gjuhëve. Nga shqyrtimi i kryer, ata sugjerojnë që të hiqet dorë nga dispozitat e dygjuhësisë në procedimet gjyqësore.

Në opinionin e miratuar sot, këshillohet që autoritetet në Shkup ta bëjnë rishqyrtimin përmes konsultimeve me të gjitha palët e përfshira.

“Ekspertët ligjorë të Këshillit të Evropës nënvizojnë se në krahasim me legjislacionin e vitit 2008, ligji i ri e zgjeron në mënyrë të konsiderueshme përdorimin e gjuhës shqipe dhe në më shumë aspekte shkon përtej standardeve të vendosura nga Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave.”, raporton “Zëri i Amerikës”.

Komisioni i Venecias konstaton se “në disa fusha ligji i ri mund të shkojë aq larg sa për të imponuar atë që mund të dëshmohet si detyrim joreal ligjor ndaj institucioneve publike, në veçanti për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe gjatë procedimeve gjyqësore, të lidhur me sanksione të rënda në raste të moszbatimit dhe mundësisë së kthimit të vendimeve gjyqësore, nëse ka mungesë të përkthimit dhe shqiptimit gjatë procedimeve”.

Sipas Komisionin, kjo qasje do ta ngadalësojë dukshëm funksionimin e të gjithë gjyqësorit.

Po ashtu rekomandon që detyrimi mbi përdorimin e shqipes në komunikim ndërkombëtar dhe ndër-institucional ndërmjet shërbyesve civilë duhet të kufizohet në komunikimet zyrtare me shkrim ose të shtyhet hyrja e tij në fuqi deri sa zbatimi i përshtatshëm i asaj dispozite të duket real.

Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare përbëjnë 25 për qind të popullsisë së Maqedonisë, ndërkohë që politikanët shqiptarë pretendojnë se numri është më i madh, e këtë do ta tregojë regjistrimi i ri i popullsisë.

Të fundit